Vendet më raciste në botë, ja në ç’vend renditet Shqipëria

0
Gjigandi

Një studim i publikuar sëfundmi në Washington Post ka publikuar listën e vendeve më raciste në botë, ku ndër to gjendet dhe Shqipëria.

Studimi i realizuar nga dy ekonomistë suedez doli në përfundimin se:

Vendet angleze dhe latine janë më tolerantet. Të anketuarit u treguan më të gatshëm që të pranonin si fqinj të tyre, një individ të ndryshëm racor në Mbretërinë e Bashkuar dhe ish-kolonitë e saj Anglo (Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australia dhe Zelanda e Re) dhe në Amerikën Latine.

Përjashtim bënte Venezuela, e pasur me naftë, ku pabarazia e të ardhurave ndonjëherë thyhet përgjatë vijave racore, dhe Republika Domenikane. Vendet skandinave gjithashtu shënuan shifra të larta të racizmit.

India dhe Jordania deri tani janë më pak tolerantët. Më shumë se 40% e të anketuarve thanë se nuk do të dëshironin një fqinj të një race tjetër. Kjo përfshinte 43.5% të indianëve dhe 51.4% të jordanezëve.

RonaTyra

Të dhënat e Vlerave Botërore për Bangladeshin dhe Hong Kongun duket se janë përmbysur, me vetëm 28.3 dhe 26.8%, respektivisht, duke treguar se nuk do të dëshironin një fqinj të një race tjetër.

Në Evropë u vërejt një larmishmëri në rajone të ndryshme. Emigracioni dhe identiteti kombëtar janë çështje të mëdha dhe prekëse në pjesën më të madhe të saj, ku përbërja racore po ndryshon.

Megjithëse pritej që vendet e Evropës Perëndimore, si më të pasura dhe më të arsimuara të ishin më tolerante se ato në Evropën Lindore, nuk është saktësisht kështu.

Franca duket të jetë një nga vendet më pak tolerante ndaj racës në kontinent, me 22.7%, të cilët thonë se nuk duan një fqinj të një race tjetër.

Ish-shtetet sovjetike si Bjellorusia dhe Letonia rezultuan më tolerante se pjesa më e madhe e Evropës. Vendet e Ballkanit, ndoshta pas vitesh luftërash me ngjyrë etnike, shprehën dukshëm më pak tolerancë racore.

Lindja e Mesme u cilësua si jo aq tolerante. Emigracioni është gjithashtu një problem i madh në këtë rajon, veçanërisht në Egjipt dhe Arabinë Saudite, të cilat shpesh thithin emigrantë ekonomikë nga fqinjët më të varfër.

Toleranca racore e ulët u regjistrua dhe në vende të ndryshme aziatike.

Shtetet si Indonezia dhe Filipinet, ku shumë grupe racore shpesh kërkojnë ndikim dhe kanë histori të ndërlikuara me njëri-tjetrin, treguan më shumë skepticizëm ndaj diversitetit. Kjo ishte gjithashtu e vërtetë, në një masë më të vogël, në Kinë dhe Kirgistan.

Koreja e Jugut, si jo shumë tolerante, ishte një surprizë e këtij studimi. Edhe pse vendi është i pasur, i arsimuar mirë, paqësor dhe etnikisht homogjen, të gjitha tendencat që duket se përkojnë me tolerancën racore. Më shumë se një në tre koreano-jugorë thanë se nuk duan një fqinj të një race tjetër.

Kjo mund të ketë të bëjë me pikëpamjen e veçantë të Koresë për identitetin e saj racor-kombëtar si unik si dhe me fluksin e fqinjëve të Azisë Juglindore dhe tensionet e kahershme të vendit me Japoninë.

Pakistani, si jashtëzakonisht tolerant. Megjithëse vendi ka një sërë faktorësh që përkojnë me intolerancën racore si dhuna fetare, vendndodhja e tij në rajonin më pak tolerant të botës, indekset e ulëta të zhvillimit ekonomik dhe njerëzor, vetëm 6.5 % e pakistanezëve kundërshtuan një fqinj të një race tjetër.

Kjo tregon se pakistanezët janë më tolerantë ndaj ndryshmieve racore sesa gjermanët apo holandezët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu