Krizë për mish qengji, dyqanet përcjellin klientët (Video)/ Strategjia e akademisë së barinjve dhe tatëpjeta e Ministrisë së Bujqësisë

0
Gjigandi

Tokat djerr, largimi i popullatës po jep efektet edhe në rezervat ushqimore. Nuk ishte menduar kurrë më parë që në dyqanet dhe thertoret të mungonte mishi qengji apo dele.

Nga një vëzhgim i bërë nga gazetarët e Abc24.al në qytetin e Korçës ka mungesë të theksuar të mishit te deles. Në pothuaj të gjitha thertoret nuk u gjend ky produkt.

Madje nuk po tregtohet më as në thertore dhe as të gjallë.

Pikërisht kur jemi në fazën kur familjet shqiptare shtojnë rezervat e dimrit në lidhje me ushqimet, qytetarët nuk munden të gjejnë më mish qengji. Kasap dhe tregtar treguan se ka mungesë të misit në treg, prej më shumë se 4 muajsh. Ndonëse numri i bagëtive ulet çmimi e mishit këto muaj ka kapur shifrat më të larta të regjistruara ndonjëherë.

RonaTyra

‘Çmimi është rritur me mbi 11 mijë lekë’, u shpreh tregtari jashtë kamerave, ndër të tjera pohuan se vendi po përballet me mungesën e mishit pasi fermerët nuk po rrisin më qengja.

Sipas tyre çmimi do vazhdojë të rritet dhe se rrezikohet që në treg mos të ketë më mish qengji.

Pikërisht problemi ka shkuar deri në vesh të ministrisë së Bujqësisë.

Në datën 28.09.2022 vetëm 2 ditë më parë Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca inspektoi ambientet e Drejtorisë së Teknologjive Blegtorale, pjesë e Qendrës së Transferimit Bujqësor në Boboshticë, Korçë.

Ministrja Krifca u shpreh gjatë propagandës së saj se qeveria shqiptare ka një vizion të qartë për blegtorinë shqiptare, e cila mbështetet në sisteme prodhimi që prodhojnë në mënyrë të qëndrueshme ekonomikisht për fermerët, me siguri ushqimore për konsumatorët dhe me ndikim të ulët në mjedis.

“Jemi me një blegtor i cili ka përfituar nga asistenca e dhënë e transferimit të teknologjive dhe njohurive dhe ka krijuar fermën e tij, pikërisht falë suportit të dhënë nga ky Institut ku ne jemi sot. Instituti ka një traditë të madhe pasi është një qendër kërkimore aplikative në funksion të përmirësimit racor që kryhet për nevojat e blegtorisë shqiptare. Zgjidhjet e vështira që kemi para për zhvillimin e mëtejshëm të blegtorisë, ne mund t’i gjejmë së bashku nëpërmjet një bashkëpunimi që kemi tashmë edhe me Institutin e Blegtorisë së Francës”, tha ministrja Krifca.

Ministrja e Bujqësisë do të krijoj regjistrin që fermeri do të deklaroj se ku i blejnë produktet që i duhen në punën e tyre edhe pse dele nuk ka.

“Do të kërkojmë një regjistër ferme. Një fletore fermeri që do e bëjmë të detyrueshme për fermerin ku të shkruani se ku i keni blerë inputet. Do i ua vështirësojmë pak punën në administrimin por do i ua shpërblejmë pastaj me cilësi të produkteve që do të rrisin eksportet tona. Objektiv kemi të rrisim eksportet tona”, tha ajo.

Ministria e Bujqësisë, hodhi tezën për akademinë e barinjve i cili ka një vit që s’kemi parë asnjë hap konkret nga ana e qeverisë.

Përtej fjalëve të ministres situata në terren po merr tatëpjetën

Shifrat zyrtare nga INSTAT rezultojnë se prej vitit 2004 deri në 2021 numri i qengjave ka rënë më 50%. Arsyet lidhen me kostot e larta, mungesën e subvencioneve, emigrimin e popullsisë rurale, nivelin e ulët të produktivitetit etj.

Për rezultat numri i fermave të cilat rrisin kafshë po bie po ashtu, pasi këto të fundit po përballen me kosto të larta të bazës ushqimore, e cila në një masë të madhe importohet nga jashtë dhe nga ana tjetër, qeveria nuk ofron subvencione për blegtorët në mënyrë që të kompensohen një pjesë e kostove, ashtu siç veprohet në Rajon dhe Evropë.

Bulmeti dhe nënproduktet e tij kanë pësuar disa herë rritje përgjatë këtij viti, ku më e fundit ishte në muajin qershor, me rritjen e çmimeve të nënprodukteve të gjalpit dhe djathit./Abc24.al

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu