Lajthit Berisha, i sul “Hamasin” e tij Kanadasë të anullojë nderimin për Erion Veliajn në Forumin Urban Botëror

0
Gjigandi

“Një numër personalitetesh të komunitetit shqiptaro-kanadez kanë bërë peticion që të mos lejohet pjesëmarrja e Erion Veliajt në Forumin e Ekonomisë Urbane në Toronto të Kanadasë” – shkruan faqja web e Syrit, kanali TV i familjes Berisha.

Nëse e klikon “lajmin” për të parë “peticionin” sheh një nga ato deklaratat që ka filluar bën çdo dy orë Saliu për kryebashkiakun e Tiranës.

“Peticioni” ka dhe anën e saj komike, pasi të gjitha epitetet e përdorura aty për Veliajn, janë epitetet që përdoren nga opinioni publik për Saliun.

Pasi zbret poshtë tekstit për të parë “personalitetet”, sheh vetëm 6 emra të panjohur me vetëprezantime punësimesh në anglisht.

Ti thuash Saliut apo Syrit se të jetë për 6 emigrantë që firmosin një tekst të Saliut, Veliaj gjen 6 mijë të firmosin një tjetër pro tij, është e kotë.

RonaTyra

Veliaj është votuar në shifra rekord në Tiranë. Nuk mjaftojnë as 6 as 60 ish-faqosës fletushkash të emigruar, të vendosin se ku shkon apo nuk shkon ai për të përfaqësuar shumicën që e ka votuar.

Por këto gjasme “peticione të diasporës” që risillen nga gjyshi prej mesit të viteve 90 duhet të tërheqin vëmendjen për individët që pranojnë t’i shërbejnë Saliut si kanale të ujërave të tij të zeza.

Ata që firmosin paçavure të tilla duhet ta dinë që Saliu ka 30 e kusur vjet që përdor grupime të tilla Hamas-ësh. Por edhe  nëse janë “luftëtarë” rioshë të raketave të tij të baltës, sy në ballë a kanë? Sa prova të tjera duan që ka zero shans të fitojnë ndonjëherë me këto marifete të ndryshkura palaçosh?

n.s. / ABC24.AL

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu