Apple po eksperimenton edhe një herë me mënyrat për të integruar një kamerë në Apple Watch.
Sipas Patently Apple, ideja e fundit e kompanisë është të vendosë një aparat fotografik në orën e avancuar.
Me këtë, përdoruesit mund të shkrepin një fotografi përmes kyçit të dorës, duke e drejtuar orën dixhitale drejt subjektit.
Veçoria te ora dixhitale mund të ketë edhe një emetues drite për të ndriçuar një skenë gjatë shkrepjes së fotografisë.
Ajo do të funksiononte si sensor fiziologjik, ashtu edhe një blic kamere, në mënyrë që përdoruesi të ketë ndriçim më të mirë për imazhet e tij.