Vdes i riu, era e fortë e rrëzoi nga çatia e banesës

0
Vdes i riu, era e fortë e rrëzoi nga çatia e banesës
Gjigandi

I riu nga Kuçova, Majkëll Vrapi ka ndërruar jetë pasi ra nga çatia e banesës.

Ai po montonte një panel diellor por era e fortë e rrëzoi nga një lartësi rreth 3 metra që i shkaktoi të riut fraktura dhe shembje në të gjithë trupin.

Ai u gjet në tokë pa ndjenja dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore.

Majkëll Vrapi iu nënshtrua ndërhyrjes urgjente, por gjendja e tij e rënduar detyroi mjekët ta nisnin për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Për fat të keq, Vrapi nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda dhe ndërroi jetë gjatë rrugës. Familjarët bëjnë me dije se ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu