Varhelyi viziton Tiranën më 28 prill

0
Varhelyi viziton Tiranën më 28 prill
Gjigandi

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vizitojë Shqipërinë më 28 prill. Në Tiranë, Varhelyi do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Vizita e tij vjen përpara se vendet e unionit të marrin nje vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Sipas Euro News, vizita e Varhelyi në Tiranë vjen pas një turi takimesh që zyrtari i lartë i BE do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor. Varhelyi do të zhvillojë takime në Kroaci, Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut.

Në deklaratat e tij të mëparshme, kryeministri Rama ka deklaruar se nëse Bullgaria nuk do i heqë veton Maqedonisë së Veriut, Shqipëria do të ndryshojë qasjen e saj për hapjen e negociatave.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu