Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka uruar Bajram Begajn, pasi ky i fundit sot u zgjodh president i Republikës së Shqipërisë.
“Urime për Bajram Begajn në zgjedhjen e tij për të u bërë Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë.
Pres që të punojmë së bashku për të avancuar Shqipërinë në rrugën drejt integrimit në BE”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.
Begaj u zgjodh sot president, pas nominimit nga Partia Socialiste, me 78 vota për nga deputetët e parlamentit shqiptar