Varhelyi e nis vizitën në Shqipëri me institucionet e vettingut: Integriteti i gjyqtarëve dhe pro…

0
Varhelyi e nis vizitën në Shqipëri me institucionet e vettingut: Integriteti i gjyqtarëve dhe pro…
Gjigandi

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësinë në Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi e ka nisur vizitën e tij në Shqipëri me një takim me përfaqësues të institucioneve të vettingut dhe Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit (IMO).

Në një postim në Twitter, Varhelyi Rikonfirmoi mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së për reformën në drejtësi.

“Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet!,” ka thënë Varhelyi.

I started my visit with a good exchange w/ the #vetting institutions & #IMO in Tirana today. Reconfirmed EU’s full & strong support. Integrity of judges & prosecutors is key to future of 🇦🇱 in the 🇪🇺. Attacking vetting bodies and their members or their families must stop! pic.twitter.com/cbG1BcXlr7

– Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 28, 2022

RonaTyra

Varhelyi ka vizituar gjithashtu Qytetin Studenti të Tiranës.

Një shembull i përsosur se si përmes Partneritetit Evropian të Inovacionit (EIP) ne mund të bëjmë një ndryshim. 19 konvikte studentore me efikasitet energjetik do të rinovohen nga BE. Studentët shqiptarë do të gëzojnë kushte më të mira jetese. Duke i uruar suksese në studimet e tyre!”, ka thënë Varhelyi në Twitter.

Vizita e Varhelyi në Tiranë vjen pas një turi takimesh që zyrtari i lartë i BE zhvilloi në Ballkanin Perëndimor. Varhelyi pritet të takohet me Kryeministrin Edi Rama. /abc24.al/

Delighted to visit Tirana’s Qyteti Studenti. A perfect example how through the #EIP we can make a difference. 19 energy efficient student dormatories will be renovated by 🇪🇺. 🇦🇱 students will enjoy better living conditions. Wishing them great success in their studies! pic.twitter.com/1RG8kXgX50

– Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 28, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu