Vaksina Covid-19/ Britania firmos marrëveshjen për 90 milionë doza!

0
Gjigandi

Qeveria britanike ka firmosur për 90 milionë doza të vaksinave më premtuese të koronavirusit që janë në zhvillim e sipër.

Vaksinat që kërkojnë anglezët janë duke u testuar nga një aleancë mes kompanive farmaceutike BioNtech dhe Pfizer, si dhe firmës Valneva. Marrëveshja e re është përpos porosisë së bërë për një sasi të madhe dozash të vaksinës së Universitetit të Oksfordit që po zhvillohet nga AstraZeneca.
Është ende e pasigurt megjithatë se cila nga vaksinat eksperimentale do të funksionojë. Vaksina kundër Covid-19 shihet gjerësisht si shansi më i mirë për të rikthyer jetën tonë në normalitet.Hulumtimi po zhvillohet në një shkallë të paparë – bota u bë e vetëdijshme për koronavirusin në fillim të vitit, por tashmë më shumë se 20 vaksina janë në prova klinike. Disa mund të provokojnë një përgjigje imune, por asnjë nuk është provuar ende se mbron kundër infeksionit.
Shumë ekspertë e shohin prodhimin e një vaksine të sigurt dhe të efektshme si të vetmen rrugëdalje nga pandemia që ka infektuar miliona dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 600 mijë personave në mbarë globin.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu