Vajzat afgane që jetojnë në Shqipëri kujtojnë momentet e vështira të luftës

0
Vajzat afgane që jetojnë në Shqipëri kujtojnë momentet e vështira të luftës
Gjigandi

Beli Cufi Kraja e ftuar në emisionin ” Jeto me Orën” na tregoi se si së bashku me shoqatën e saj “Bukuri shqiptare” u ka ardhur në ndihmë grave afgane për ti integruar në shoqërinë tonë. Që pas ardhjes së tyre në Shqipëri jeta ka ndryshua dhe tani ndihen më të qeta.

Rebeça, gazetare dhe Simin juriste të ftuara në këtë emision na treguan për ndryshimin që ka pësuar jeta e tyre që pas ardhjes në vendin tonë.

Simin tregoi se ajo çka mban mend  nga Afganistani janë vetëm kujtime të këqija ndërsa Rebeça u shpreh gjithashtu që mban vetëm kujtime të këqija në mendjen e saj. Ato janë shumë të emocionuara për ardhjen e tyre në Shqipëri duke treguar që ndihen të qeta dhe se natyra këtu është shumë e bukur.

Pas sfidave të mëdha që ato kanë kaluar tani vajzat po e fitojnë një aktivitet të ri jetese. Beli na tregoi që ka angazhuar gratë afgane në shoqatën e saj duke i bërë ato të ndihen mirë dhe të jenë të lumtura.

Ato janë angazhuar në kurse të ndryshme dhe na treguan se e kanë me shumë pasion këtë fushë bukurie.

RonaTyra

Një tjetër fakt mjaft interesant është se gratë afgane kanë filluar të hapin biznese në vendin tonë, gjë që tregon se ato janë ambientuar më së miri.

“Unë kam pasur fatin të njoh dhe të bëj pjesë të timen shumë afganë profesionist dhe tepër të talentuar në fusha të ndryshme. Jo vetëm profesionist, por ata në vendin e tyre kanë mbajtur poste drejtuese. Janë njerëz shumë punëtorë, dhe të shkolluar”,

u shpreh Kraja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu