Uzuni transferohet te kampionët e Hungarisë

0
Gjigandi

Myrto Uzuni bën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është transferuar zyrtarisht te skuadra kampione e Hungarisë Ferencvaros. Klubi nga Budapesti fitoi konkurencën për të marrë shërbimet e 25-vjeçari i cili ka firmosur për 4 vite me bardhëjeshilët kontratë nga e cila do të përfitojë 300 mijë euro në sezon dhe 1,2 miljonë euro në total. Lokomotiva e Zagrebit ka bërë publike edhe shifrat e transferimit të Uzunit te Ferencvaros me shqiptarin që është shitur për 14 miljonë kuna kroate që në total janë të barasvlefshme me 1 miljonë e 850 mijë euro.

Në sezonin e tij të dytë me Lokomotivën e Zagrebit, beratasi bëri shpërthimin e madh duke realizuar dhe 9 gola në 30 ndeshje të kampionatet pa përmendur asistet dhe finalizimet në Kupën e Kroacisë.

Ditën e sotme Uzuni ka mbrritur në Hungari sëbashku me menaxherin e tij Franci Bode dhe është prezantuar si blerje më e re e Ferencvaros, skuadër me të cilën do të luajë në paraeliminatoret e Champions League, ndërkohë që duhet theksuar se përpara se të nisë aventurën hungareze shqiptari do të luajë edhe 3 ndeshjet e tij të fundit me skuadrën nga Zagrebi dy në kampionat ku Lokomotiva synon një vend në kualifikueset e Champions League dhe finalen e Kupës së Kroacisë ndaj Rijekas ku do të tentojë ta mbyllë me një trofe aventurën e tij kroate në të cilën deri tani numëron në total 66 paraqitje, 20 gola të realizuar dhe 15 asiste.

Nga kalimi i Uzunit te Ferencvaros fërkon duart edhe Laçi që kishte ruajtur 20% të kartonit të futbollistit dhe në arkat e kurbinasve të cilët e shitën dy vite më parë lojtarin te Lokomotiva e Zagrebit për 350 mijë euro do të shkojnë edhe 360 mijë euro të tjera në total duke bërë që Laçi të përfitojë në total nga ky transferim 710 mijë euro, të njëjtën shifër që përfitoi Kukësi nga shitja e Sindrit Gurit te Oostende dy vite më parë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu