Myrto Uzuni sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ferencvarosit në Hungari. Mediet në Kroaci njoftojnë se Lokomotiva e Zagrebit, që zotëron kartonin e shqiptarit, ka arritur marrëveshjen me klubin e njohur hungarez, që do të paguaj nga 1.5 deri 1.8 milionë euro për kartonin e sulmuesit.
Kujtojmë që për 25-vjeçarin ka patur interes edhe nga Spanja dhe Italia.
Uzuni është transferuar në Kroaci në vitin 2018. Këtë sezon ka shënuar 12 gola si dhe ka dhënë shtatë pasime vendimtare në 34 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Kroacisë.
Vecernji.hr shkruan se Uzuni mund të luajë me Lokomotivën edhe në dy ndeshjet e fundit të kampionatit kroat, si dhe në finalen e Kupës së Kroacisë kundër HNK Rijeka.