USHQIMET E SKADUARA NË BIG MARKET/ Heshtja e AKU dhe influenca e deputetit pronar Vullnet Sinaj

0
Gjigandi

Edhe kur gazetari vesh kostumin e inspektorit të ushqimeve dhe i servir në “pjatë” skandalin e skandencave deri në 7 muaj jashtë afatit të përdorimit të kikikave, kofshavë të pulës dhe sallamrave të ndryshëm në raftet e Big Market, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përsëri vazhdon të bëjë sikur mos të ketë ndodhur asgjë.

Një reagim zyrtar për të siguruar opinionin publik për çfarë ata konsumojnë nuk është parë e arsyeshme nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimi. Por skandali thellohet, kur nuk është denjuar që ky institucion që ka përgjegjësi për sigurinë ushqimore nuk e shikon të udhës të zbarkojë në pikat e Big Market ku janë gjetur produkte të skaduara.

Pas një kontrolli në faqen zyrtare të AKU të vetmet kontrolle që ka ushtruar së fundmi janë në datën 14 dhe në datë 22 Prill. I pari në një baxho djathi në Kavajë dhe tjetri subjekt në Ersekë. Të dy bizneset janë përballur me gjobë dhe masa.

Foto nga faqa zyrtare e kontrolleve të kryera nga AKU
Foto nga faqa zyrtare e kontrolleve të kryera nga AKU

 

Foto nga faqa zyrtare e kontrolleve të kryera nga AKU
Foto nga faqa zyrtare e kontrolleve të kryera nga AKU

Përball “kërdisë” që bëjnë bizneset e mëdha, AKU ka qenë e zënë të kapte “peshkun” e vogël.

RonaTyra

Absurdi është në një fjali të shtuar në fund të njoftimeve ku AKU shkruan se qytetarët duhet të denoncojnë çdo rast të dyshimtë

“AKU siguron konsumatorët se është në gatishmëri me trupat e veta inspektuese dhe nxit denoncime në raste vërejtjesh në numrin tonë të gjelbër 0800 7575 dhe adresës sonë të email-it [email protected]”, shkruan AKU

Denoncimi publik, heshtja e AKU dhe influenca e deputetit pronar Vullnet Sinaj

Siç e thamë dhe më sipër, në faqën e AKU ka një adrese emaili si dhe një numër telefoni ku qytetarët të denoncojnë rastet abuzive. Pasi pritëm disa ditë për një reagim nga ana e inspektorëve të AKU, të hënën 23 maj redaksia e ABC24.AL kontaktoi vetë me inspektorët e AKU në numrin e gjelbër 080057575. Inspektorët nuk kishin asnjë dijeni, madje na kërkuan që t’i dërgojmë në email materialet tona e pasi të siguroheshin për vërtetësinë na garantuan se do merrnin masa.

Fakti që AKU u përgjigj në telefon është një zhvillim pozitiv, por mendojmë që do të ishte e udhës që AKU të telefononte median që publikon denoncimin dhe jo e anasjellta. Këtu na lind një pyetje: A është AKU e pavëmëndshme për të kryer detyrën që i ngarkon ligji apo influenca e Vullnet Sinës si deputet i Partisë Socialiste “i lidh duart”?

AKU ka një trup të gjerë inspektuese në qarkun e Tiranës. Me një buxhet prej pothuajse 1 miliard e 200 milionë lek në vit, inspektorët që paguhen me taksat tona, nuk denjojnë as të lëxojnë denoncimet publike por presin kur media do t’i telefonojë.

Illyridium Media Group dhe portalet që zotëron, www.priza.al  www.abc24.al  dhe www.gazetari.al nuk do të ndalen së denoncuari jargavitjet e inspektorëve të AKU ndaj BIG-ëve të industrisë ushqimore e sidomos së denoncuari raste flagrante kur rrjeti i supermarketëve i një deputeti të maxhorancës socialiste, helmon qytetarët ditën për diell dhe të gjithë heshtin dhe struken nga forca e Vullnetit.

Abc24.al gjeti në raftet e Big Market më datë 12.05.2022:

Kofsha pule me datë skadencë 12.05.2022

Sallam  të skaduar që në datën 07.04.2022

Kikirika  të skaduara që prej muajit tetor të viti 2021

Kërkesa për informacion dërguar Big Market
Kërkesa për informacion dërguar Big Market

Nëpërmjet një emaili të dërguar ndaj kompanisë Big market nga kjo e fundit nuk u pa e arsyeshme të reagonte por i vetmi hap që ndërmori ishte të merrej me pikën e dytë të listuar; me manipulimin e konsumatorit ku çmimet  në faqen e ëebit ishin më të lira sesa kushtonin realisht në supermarkete.

I njëjti produkt me çmime të ndryshme
I njëjti produkt me çmime të ndryshme

Big market e nxori faqen jashtë funksioni duke e rikthyer ditën e sotme me 0 produkt të reklamuar.

Për kujtes investigimi

Konsumatorëve po ju serviren ushqime të skaduara duke u shitur produktet të cilat duhet të ishin në koshat e mbeturinave dhe jo në rafte. Por me sa duket siguria nuk është më në fokusin e institucioneve që kryejnë kontrolle (AKU). Në datën 12.05.2022 në redaksinë e Priza.al kanë ardhur denoncime se në supermarketet e kryeqytetit konsumatorëve ju shiten produkte të skaduara.

Gazetarët tanë kanë shkuar aty ku qytetarët denoncuan dhe ka rezultuar se “Big market” ka në vitrina produkte të skaduara nga 1 ditë deri në 7 muaj.

Kjo faktohet nga kuponi i blerjes së produkteve ku është e shënuar data e blerjes dhe shënimi në produkt fakton se ka tejkaluar kohën për ta konsumuar.

Kofsha pule me datë skadencë 12.05.2022

Sallam  të skaduar që në datën 07.04.2022

Kikirika  të skaduara që prej muajit tetor të viti 2021

Këto produkte janë gjetur nga gazetarët e Abc24.al  në një kohë shumë të shkurtër dhe vëzhgimi të përciptë pasi punonjësit e Big market ishin mjaft vigjilent ndaj çdo telefoni apo kontrolli që klientët i bënin produkteve për të parë datat e skadencës.

Big Market operon në mënyre të tillë që markën e vet e vë në dispozicion të individëve të ndryshëm që kërkojnë të kryejnë aktivitet. Por në rastin konkret skandalin e bën me të rënde fakti se njëra nga pikat që është investiguar nga stafi yne, aksioner kryesor është vetë Vullnet Sinaj deputet i Partisë Socialiste

 

Abc24.al i ka dërguar një imail zyrtar Kompanisë Big Market më datë 13.05.2022 në lidhje me këtë kërcënim serioz të sigurisë ushqimore por deri në publikimin e këtij artikulli asnjë përgjigje nuk është dhënë nga kjo kompani. E cila humbjet e saja në produktet e skaduara ia faturon  konsumatorëve duke i rrezikuar shëndetin.

Një tjetër problem i evidentuar nga gazetarët është edhe manipulimi me çmimet e shportës. Kështu në faqen web të Big market ka të publikuara çmime që nuk përputhen me çmimet që realisht shiten produktet në supermarkete.

Djath bebe Happy Cow në web kushton 110 lekë ndërsa fizikisht në Big Market e gjen me 220 lekë

Orizi gold në web kushton 155 lekë ndërsa fizikisht e gjen në dyqanet e big market me 180 lekë

Vaj floriol në web kushton 220 lekë ndërsa në raftin e ofertave, fizikisht e gjen me 380 lekë

Në email, Abc24.al i kërkoi informacion edhe në lidhje me këtë ndryshim drastik të çmimeve që në dukje është spekulante por as për këtë pyetje nuk morëm përgjigje. E vetmja masë që mori kompania Big market është duke e nxjerr faqen e saj të internetit jashtë funksioni.

Faqa e internetit jashtë funksioni
Faqa e internetit jashtë funksioni

Në 6 qershor të viti 2019 qeveria ka shtrënguar masat sa i takon mashtrimeve dhe shkeljeve  të sigurisë ushqimore. Komisioni i veprimtarive prodhuese miratoi ndryshimet në Kodin Penal, të cilat konsiderojnë si krime shitjen e ushqimeve të skaduara Për herë të parë dënime penale me burg do të ketë për ata që fusin në cilindo segment të tregut, që nga importi apo prodhimi, e deri tek shitja e mallrave ushqimore me të dhëna që nuk i korrespondojnë përmbajtjes, origjinës sasisë apo cilësisë së deklaruar. Dënimi me tre vjet burg përfshin edhe paraqitjen e të dhënave të rreme në etiketën e produkteve ushqimore dhe që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Dënimi varion nga 3 vite deri në 15 vite burg për shkelësit.

Mesa duket vendimi i qeverisë së Edi Ramës për të ndëshkuar rëndë shkelësit me sigurinë e konsumatorëve nuk prek deputetin e Edi Rames, Vullnet Sinen. Nuk është hera e parë që BIG-Market kapët në flagrancë nga mediat apo nga qytetarë të ndryshëm, e megjithatë vijon aktivitetin pa asnjë lloj penalizimi dhe pa përmirësuar asgjë në raport të sigurisë së konsumatorit.

Ditët në vijim, priza.al, abc24.al dhe gazetari.al pjesë e Illyridium Media Group do vijojë me paraqitjen e fakteve se si tentakulat e Vullnet Sinajt bllokojnë AKU të kryejnë detyrën dhe gjithashtu dhe të tjera rrjete supermaketësh të cilët janë kapur nga gazetarët tanë me produkte të skaduara.

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e ABC24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu