Ukrainasit bëjnë thirrje që e dashura e përfolur e presidentit rus të ekstradohet nga Zvicra

0
Ukrainasit bëjnë thirrje që e dashura e përfolur e presidentit rus të ekstradohet nga Zvicra
Gjigandi

Kundërshtarët e Vladimir Putinit në Ukrainë, Rusi dhe Bjellorusi, janë bashkuar me një peticion duke kërkuar që Zvicra të dëbojë ‘të dashurën’ e presidentit rus, Alina Kabaeva, mes pretendimeve se po fshihet me fëmijët e tyre në një vilë luksoze.

Kabaeva, 38-vjeçare, është një ish-atlete, fituese e Medaljes së Artë Olimpike, që besohet se është partnerja e Putinit dhe nëna e fëmijëve të tyre të fshehtë, të cilët ai kurrë nuk i ka bërë publikë.

Peticioni vjen mes raporteve se Kabaeva, dikur e quajtur “gruaja më fleksibile e Rusisë”, u dërgua në një shtëpi private në Zvicër në fillim të këtij muaji mes pushtimit të Ukrainës.

Vladimir Putin dhe e dashura e tij e përfolur, Alina (Foto: Kremlin.ru)

RonaTyra

“Pavarësisht luftës aktuale, Zvicra vazhdon të presë një bashkëpunëtore të regjimit të Putinit”.

Perëndimi deri më tani nuk e ka sanksionuar Kabaevën, e cila përveç se është e dashura sekrete e përfolur e Vladimirit, është gjithashtu kryetare e bordit të drejtorëve në National Media Group – një gjigant i madh televiziv dhe gazetash i bindur nga Kremlini – me një pagë prej gati tetë milionë funtesh në vit.

Dyshja janë fotografuar së bashku në disa raste dhe hetimet nga Fondacioni Anti-Corruption, i krijuar nga kundërshtari i burgosur i Putinit, Alexei Navalny, zbuluan se disa oligarkë rusë në mënyrë të pashpjegueshme i kanë dhënë dhurata të pronave, parave dhe pasurive të tjera familjes së Kabaevas.

Ish-atletja e famshme ndërkohë shihet rrallë në publik.

Vladimir Putin dhe e dashura e tij e përfolur, Alina (Foto: Kremlin.ru)

“Ne, qytetarët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës, e cila aktualisht po kalon vuajtje të jashtëzakonshme, po bashkohemi për t’iu drejtuar autoriteteve zvicerane”, thuhet në peticionin, i cili u postua në change.org në gjermanisht, frëngjisht dhe anglisht.

Ky peticion tanimë ka marrë pothuajse 55,000 nënshkrime.

“Publiku sapo mësoi se figura politike dhe mediatike ruse dhe ish-atletja, Alina Kabaeva, po fshihet nga pasojat e sanksioneve të vendosura ndaj Federatës Ruse në vendin tuaj”.

Vladimir Putin dhe e dashura e tij e përfolur, Alina (Foto: Kremlin.ru)

“Duke qenë se ajo është mbështetëse e aktiviteteve sociale në Rusi, ajo është përpjekur t’i mësojë qytetarët rusë me realitetin e sanksioneve pas vitit 2014 dhe personalisht ka deklaruar: “Sa më keq të bëhet, aq më mirë për ne”.

Alina Kabaeva (Foto: Reuters)

Putin në anën tjetër u divorcua nga gruaja e tij, Lyudmila në 2013 dhe nuk pranon të flasë për jetën private.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu