Ujupaj fitoi dy medalje në turneun ndërkombëtar në mundje krahu

0
Ujupaj fitoi dy medalje në turneun ndërkombëtar në mundje krahu
Gjigandi

Garuesi i Kosovës mundje krahu, Mendim Ujupaj, fitoi dy medalje në turneun ndërkombëtar Super Match 2022, të mbajtur gjatë fundjavës në Brescia të Italisë.

Medaljen e artë e fitoi me dorën e djathtë, kategoria 75 kg, ku në konkurrencë kishte 39 garues, ndërsa të argjendtën e fitoi me dorën e majtë (33 garues).

25-vjeçari, Ujupaj, jeton dhe vepron në Zvicër, ndërsa ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën pas formimit të Federatës Mundje Krahu të Kosovës, vitin e kaluar.

Ai befasoi të gjtihë me paraqitje në garë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu