UEFA: Rifillimi i sezonit tani është i mundur

0
Gjigandi

Kryetari i komitetit mjekësor të UEFA-s, ka pohuar se është përfundimisht e mundur të rifillojë sezoni 2019/2020.

Tim Meyer, beson se me masat që po merren në të gjitha vendet, do të bëhet i mundur rikthimi i futbollit.

Tashmë disa vende kanë shpallur të përfunduar sezonin, si Holanda, Franca, Belgjika dhe Argjentina.

“Në diskutimin e çdo kthimi në ndeshjet konkurruese, të nivelit elitar të futbollit,  shëndeti i lojtarëve, dhe të gjithë të tjerëve të përfshirë në këtë, ka rëndësi të madhe”, ka deklaruar Meyer.

“Të gjitha federatat e futbollit që po planifikojnë rifillimin e garave të tyre do të nxjerrin protokolle që diktojnë kushtet sanitare dhe operacionale duke siguruar që shëndeti i atyre që janë përfshirë në ndeshje të mbrohet”.

RonaTyra

“Në këto kushte dhe në respekt të legjislacionit vendor, patjetër që është e mundur të planifikohet rifillimi i garave të pezulluara të sezonit 2019/2020”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu