Udinese shtyn festën e Juventusit për titull

0
Gjigandi

Udinese e ka befasuar Juventusin duke e mposhtur me rikthim të rezultatin (2-1) në ndeshjen e xhiros së 35-të në Serie A.

Cristiano Ronaldo ishte i pari që rrezikoi me një goditje më të majtën, ndërsa Ken Sema ishte shumë i rrezikshëm në anën tjetër.

Pas disa përpjekjeve të Zonjës së Vjetër, por edhe kundër reagimeve nga nikoqirët, mysafirët ia dolën ta zhbllokonin rezultatin në minutën e 42-të.

Qendërmbrojtësi Matthijs de Ligt e priti një top jashtë zonës shkoi përpara dhe goditja e tij e fuqishme u ndal në rrjetë.

Rezultati u barazua kur pas një harkimi të bukur nga Ken Sema, Ilija Nestorovski shënoi me kokë (52’).

RonaTyra

Një solo aksion i Seko Fofana përmbysi gjithçka, kur ai e shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores për skuadrën vendase (90’+2).

Pas kësaj humbjeje, Juventusi i ka gjashtë pikë më shumë se Atalanta kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit.

Kjo fitore i ka shërbyer shumë Udineses që është ngritur në vend të 15-të në tabelë dhe i është shmangur me shtatë pikë zonës së rrezikut për të rënë nga liga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu