U vodh në Bataclan, vepra e Banksyt gjendet në Itali

0
Gjigandi

Prokurorët në L’Aquila, në rajonin e Abruzzo-s në Itali, kanë mbajtur një konferencë për shtyp pasi një vepër e artistit të famshëm të rrugës, Banksy, në nder të viktimave të sulmeve terroriste të nëntorit 2015 në Paris, në sallën e koncerteve Bataclan, u gjet nga policia.

Vepra tregon një vajzë në zi, të pikturuar në një nga dyert e emergjencave të sallës pariziene, ku pjesëtarë të shtetit islamik i morën jetën 90 personave. Dera ishte zhdukur në 2019.
Policia italiane tha të mërkurën se vepra ishte gjetur gjatë një operacioni të kryer në bashkëpunim me policinë franceze. Ajo ishte gjetur në një shtëpi fshati të braktisur në Abruzzo.
Veprat e Banksyt, i njohur për stilin e tij unik, humorin dhe temat provokuese, janë gjetur nëpër mure, ndërtesa dhe ura që nga bregu perëndimor e deri në neë orleans. Në ankande, ato janë shitur për shuma që shkojnë deri në më shumë se 1 milion dollarë.
Por, dera e bataclanit me veprën e banksyt, nuk është e vetmja vepër e tij e vjedhur në Paris. Në 2018, artisti mbushi kryeqytetin francez me murale, gjatë një udhëtimi që ai tha se e bënte në nder të përvjetorit të 50 të kryengritjes së studentëve në paris, në 1968. Pasi ai autentikoi tetë nga muralet në Paris në llogarinë e tij në instagram, nuk u desh të kalonte shumë kohë që hajdutët të godisnin. Disa nga veprat e vjedhura janë gjetur që atëherë dhe fansat kanë mbuluar disa nga punimet e tij në paris me plexiglass për ti mbrojtur.
Banksy besohet se ka filluar si një artist grafitesh në londër edhe pse ai e ka mbajtur identitetin e tij sekret.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu