U vetëdorëzua për vrasjen e Jurgen Dukës, lihet në burg polici

0
U vetëdorëzua për vrasjen e Jurgen Dukës, lihet në burg polici
Gjigandi

Gjykata ka lënë në burg  agjentin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës Arbër Sulajn, i cili u vetëdorëzua 2 ditë më parë në polici për vrasjen e Jurgen Dukës në datën 14 dhjetor 2021.

Sula ishte në arrati që prej 14 Dhjetorit të vitit të shkuar, ku pas një konflikti të çastit qëlloi me armën e shërbimit mbi Jurgen Dukën.

Përgjatë dy muaj e gjysmë në arrati, Arbër Sula është fshehur brenda territorit të vendit dhe nuk ka tentuar të largohet jashtë. Më herët gjatë kësaj kohe, nuk ka pasur tentativa komunikimi për ta bindur të dorëzohet pasi nuk dihej lokacioni.

Shkak i krimit u bë një zënkë për radhën në një supermarket në rrugën ‘Irafan Tomini’ në Tiranë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu