Mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli është ndëshkuar me një ndeshje moslojë nga Federata Angleze e Futbollit (FA).
Ylli i Tottenhamit, në shkurt kishte bërë një postim në rrjete sociale ku ishte tallur me koronavirusin, raporton BBC, transmeton Insporti
Ai kësisoj është pezulluar me një ndeshje dhe është ndëshkuar me gjobë prej 50 mijë funteve.
24-vjeçari po ashtu është urdhëruar t’i nënshtrohet një kursi eduaktiv.
Në muajin shkurt, në fillimet e pandemisë, futbollisti anglez kishte postuar një video në rrjetin social ‘Snapchat’, ku ishte talluar me pandeminë dhe kishte ngacmuar një person aziatik.
Alli kështu do të mungojë në ndeshjen e parë të rikthimit të Premierligë, të premten e ardhshme ndaj Manchester Unitedit.