U qëllua me thikë në kurriz/ Ndërron jetë 43-vjeçari në Sarandë, arrestohet autori

0
Gjigandi

Ka ndërruar jetë 43-vjeçari i cili mbeti i plagosur këtë të martë në Sarandë.

Burime për median bëjnë me dije se Kledi Koka kishte marrë plagë të thella në mushkëi dhe kishte humbur shumë gjak, ku për vdiq.

Sakaq, policia ka arrestuar autorin, Genti alias Jorgo Golemi i cili rezulton i dënuar më parë në Greqi për “Trafik droge”. Mësohet se Koka dhe Golemi u konfliktuan për shkak të parkimit të një varke në limanin e qytetit. Autori njihej me pseudonimin “Tusha”.

Njoftimi i Policisë:

Goditi me mjet prerës 43-vjeçarin, i cili ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra, vihet në pranga autori i dyshuar.

RonaTyra

Në vijim të informacionit paraprak, përmes të cilit njoftuam se, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. G. goditi me mjet prerës, në kurriz, shtetasin K. K., 43 vjeç, sqarojmë se, si pasojë e plagëve të marra shtetasi K. K. ka ndërruar jetë.

Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit J. G.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika), me të cilën dyshohet se shtetasi J. G. ka goditur shtetasin K. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu