Informacione të reja janë mësuar lidhur me plagosjen e Johan Muçllarit ditën e djeshme në Pogradec.
Ky i fundit mori një plumb në këmbë gjatë një përpleshjeje me Firdeus Berberiin dhe Griseld Maxherin.
Edhe pse i plagosur me një plumb në këmbë dhe një plagë me thikë në qafë, 22-vjeçari sërish ka pranuar që të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit.
I riu ka thënë se pasditen e së hënës ka qenë duke lëvizur me makinën e tij kur është përballur me Firdeus Berberin, me të cilin ka pasur konflikte më herët dhe janë sharë me fjalë.
Më pas, janë ritakuar disa minuta më vonë dhe janë konfliktuar fizikisht ku sherri degjeneroi në përdorimin e armëve. 22-vjeçari ka identifikuar personat që e sulmuan ishin Firdeus Berberin dhe Griseld Maxheri dhe dëshmia e tij përputhej me pamjet e kamerave të sigurisë.
Në bazë të provave, Policia shpalli në kërkim autorët e dyshuar dhe vuri në pranga 5 miqtë e tyre, të cilët rezultojnë të kenë ndihmuar autorët të largohen nga vendi i ngjarjes pasi braktisën makinën e tyre.