U përplas për vdekje në derën e shtëpisë, flet babai i 25-vjeçares: Do ikte në Angli, kishte pak ditë që ishte martuar

0
Gjigandi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë ku mbeti e vdekur një 25-vjeçare pasi një makinë e përplasi në oborrin e shtëpisë. Bëhet me dije se shoferi i automjetit, Sajmir Thaçi ka qënë nën efektin e lëndëve narkotike.

Ka qenë babai i Marjana Sahitajt, ai i cili ka rrëfyer ngjarjen e plotë.  Ai tregon momentet e tmerrit kur pa se një makinë kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij dhe kishte përplasur rëndë vajzën e cila nuk mundi dot të mbijetonte edhe pse u dërgua në spital.

Babai i të ndjerës tregon se porta e kishte zënë sipër të renë e cila sapo ishte martuar. Bashkë me djemtë e tij, ata e kanë transportuar në spital, por 25-vjeçarja ka ndërruar jetë.

“Ka dalë goca nga shtëpia, sa ka dalë kemi dëgjuar krisma, goditje të forta. Kam dalë me vrap, kam parë vetëm pluhur dhe tym. Makina ishte atje (në cepin e oborrit). Matanë makinës ishte porta e rënë. Gruaja doli të gjente Marjanën në rrugë. Poshtë portës ishte vajza e shtrirë. Me çunat kemi ngritur portën, tërhoqëm vajzën dhe e çuam në spital. Nuk pati fatin të shpëtonte”, mësohet të ketë thënë babai i vazjës.

Marjana ishte martuar këtë muaj dhe për pak ditë do të ikte në Angli, pranë bashkëshortit të saj.

RonaTyra

“Në 11 shtator do të ikte. Dasmën e bëmë në 6 gusht. Çdo gjë shkoi mirë, në 11 do të shkonte te familja e re në Londër”, rrëfen babai i përlotur.

Mësohet se e reja po qëndronte ulur në oborrin e prindërve të saj kur 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur për vdekje 25-vjeçaren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu