Gjatë ditës së sotme (e premte) janë zbuluar emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së në Kuvendin e Sali Berishës.
ABC News raportoi se një nga emrat e mundshëm të përmendur në këtë listë është edhe ai i këngëtares shqiptare, Bleona Qereti.
Megjithatë, kjo e fundit përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ka mohuar se po i futet rrugës së politikës.
Ajo tha se e vlerëson lartë kontributin në vendin e saj, por që nëse në të ardhmen mendon t’i futet rrugës së politikës, do ta bëjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo në vendin e saj.
“Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetar amerikan! Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës – vendit tim! Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi Qereti në Instagram.
Bleona përndryshe ka më shumë se një dekadë që ndan një jetë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara Amerikës, duke jetuar kohën më të madhe në këtë të fundit.
/abc24.al/
Foto: Bleona/Instagram