U kap në Turqi me drogë/ Kush është ‘Komando’ i cili 11 vite më parë vodhi 176 unaza floriri në Durrës

0
Gjigandi

Policia turke ka kapur me drogë dy shtetasit shqiptarë, efektivin e rrugores Florenc Bicerrin dhe ish-oficer i ushtrisë në repartin e forcave speciale “Komando” Kujtim Çelikun.

Po kush është Kujtim Çeliku?

Çeliku ka punuar si oficer i ushtrisë në repartin e forcave speciale “Komando” ku në 2011-ën është arrestuar për grabitjen e një biznesmeni në Durrës.

Çeliku në bashkëpunim me 3 persona të tjerë i kanë grabitur biznesmenit çantën me 176 unaza floriri, me një vlerë prej 30 milionë lekësh. Pas arrestimit, Çelikut në banesë i është sekuestruar municione dhe kallëpe tritoli.

Mësohet se ka kryer 5 misione paqeruajtëse në Irak e Afganistan.

RonaTyra

Emri i Kujtim Muharrem Çelikut figuron në listën me 58 komando paqeruajtës, të cilët janë dekoruar në vitin 2003 me medaljen “Për Shërbime Ushtarake”, dhënë nga Presidenti i Republikës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu