Shpërndante kanabis në Shkodër/ Në pranga i riu, në banesë iu gjet…

0
Gjigandi

Një shtetas 24-vjeçar është arrestuar nga blutë e Shkodrës pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi dozash kanabis. Në banesën e të riut me inicialet R.P. u gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi farash të dyshuara kanabisi, 1 armë gjahu dhe 1 mjet prerës tip thikë. Të gjitha këto u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Procecimi në gjendje të lirë nisi edhe për babain e tij, shtetasin me inicialet T. P. 55 vjeç.

I riu akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë e sportive”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu