Qeveria vendos: Paga minimale do të jetë 40 mijë lekë të reja, ja kur hyn në fuqi

0
Gjigandi

Duke filluar nga data 1 prill do të rritet paga minimale. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

“Pagat mesatare për sektorin privat janë rritur me 12.3%. Ka një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të rritje.’- 

Paga është forma kryesore e të ardhurave të familjeve shqiptare. Në tre vitet e ardhshme të mos jetë me e ulëta në rajon dhe Shqipëri të jetë tërheqëse për forcën e punës dhe investimeve.

Kemi qenë të kujdesshëm pasi nuk duam që t’i shtojmë kosto biznesit dhe kjo është arsyeja që subvencionojmë koston shtesë për kontributet e sigurimeve shoqërore. Kjo nuk lidhet me politika zgjedhore.’- tha ministrja” – u shpreh Ibrahimaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu