U kap në automjetin plot me emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Korçë

0
Gjigandi

Një 27-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi u kap me emigrantë të paligjshëm në automjet.

Shtetasi me iniciale R.D., akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim pasi bashkëpunëtori i dyshuar i tij, shtetasi me iniciale J. C., 23-vjeç i cili nuk iu bind policisë për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Perimetri 188” dhe tjetri për vjedhje.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri 188”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim R. D., 27 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë.
Kapja e tij u bë nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 09.08.2022 ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 07.08.2022, në dalje të qytetit të Pogradecit, ku u arrestua në flagrancë bashkëpunëtori i dyshuar i tij, shtetasi J. C., 23 vjeç, i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik për të ndaluar automjetin e tij tip “Volksëagen”, me të cilin po transportonte, kundrejt shpërblimit, 5 emigrantë të paligjshëm.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. D., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në lagjen nr. 9, Korçë, sende dhe materiale metalike, të cilat do t’i tregtonte për skrap.

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Nizhavec, Pogradec, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj shtetasja R. I., 88 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve në kokë dhe në trup, ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në spitalin e Pogradecit.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu