U kap me drogë në Itali, përballjet me drejtësinë të Kajmakut: Nga arratia te arrestimi në spital në Tiranë

0
Gjigandi

 

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me 20 kg drogë. Ish-kryebashkiaku është tashmë përpara drejtësinë italiane, ndërsa ka pasur një histori të gjatë me atë shqiptare.

Kajmaku u zgjodh kryetar i bashkisë së Vorës në 30 qershor 2019, në një garë pa kundërshtar, pasi opozita i bojkotoi zgjedhjet. Ishte pikërisht Partia Demokratike që zbuloi se Kajmaku kishte falsifikuar dokumentin e dekriminalizimit. PD bëri të ditur në atë kohë se ai kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim.

Pas një sërë akuzash dhe kundër akuzash mes maxhorancës dhe opozitës, drejtësia shqiptare nisi hetimet për Kajmakun. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi nga detyra dhe policia e shpalli në kërkim.

Pas disa muajsh në arrati, ish-kryebashkiaku u arrestua në një spital privat në Tiranë në, më 7 korrik 2020. Por, një ditë pas arrestimit, Apeli shpëtoi nga burgu Kajmakun. Ishte prokurorja e çështjes, Arta Marku që kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, duke argumentuar qëndrimin e saj për shkak të ndryshimit të rrethanave të ngjarjes.

RonaTyra

Sipas Markut në atë kohë, Kajmaku nuk ishte person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe nuk rrezikonte të largohej nga Shqipëria. Vetë Kajmaku me anë të një dokumenti bënte të ditur se vuante prej 15 vitesh nga diabeti. g.v/abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu