U kap me arsenal armësh në Tiranë, Kujtim Çaushi daja i Elton Deliut që u ekzekutua bashkë me nënën në 2008-ën

0
Gjigandi

62-vjeçari, Kujtim Çaushi  i cili u arrestua ditën e djeshme, pasi u kap me arsenal armësh është daja i Elton Deliut i cili u ekzekutua bashkë me nënën e tij Flutura Deliu më 27 dhjetor 2008 në banesën e tyre prapa presidencës në Tiranë.

Burime për median bëjnë me dije se 62-vjeçarit i është sekuestruar snajperë, granata hedhës, dylbi, etj. si dhe mjete te blinduara. Kujtojmë se Elton Deliu dhe nëna tij Flutura Deliu u ekzekutuan me 11 plumba në banesën e tyre më 27 dhjetor 2008. Vrasja ndodhi rreth orës 15.00, në ambientet e brendshme të apartamentit në katin e gjashtë, në pallatin mbrapa Presidencës, në rrugën “Perlat Rexhepi”. Sipas policisë dyshohet se autorët e vrasjes së Elton Deliut dhe nënës së tij, Flutura Deliu, mund të kenë qenë komshinj të tij, të cilët kishin marrë një apartament me qira ngjitur me apartamentin e viktimave.

Vrasësit mendohet se kanë qenë dy, e kanë qëlluar 11 herë, ku gjashtë plumba e kanë zënë në kokë dhe pesë në trup.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu