Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë/ Përplasen dy makina, lëndohen 3 persona

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në  rrugën Pogradec-Qafë Thanë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar 3 persona.

Të lënduarit  janë dërguar në spitalin e Pogradecit.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë

RonaTyra

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2022, rreth orës 15:50, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. A., 48 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni, me automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin D. S., 22 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja S. A., 46 vjeçe, banuese në Strugë, Maqedoni, pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu