VIDEO/ 25-vjeçarja po mbytej, djali që e shoqëronte i bënte video

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një pishinë në kompleksin “Markata e Peshkut” në Tiranë, ku 25-vjeçarja ka rrezikuar që të mbytet.  U mësua se 25-vjeçarja Enkeleda Trungu ndodhet në spital në gjende të rëndë shëndetësore.

Po si ndodhi ngjarja?

Enkeleda Trungu u fut në pishinë me 33-vjeçarin O.M, i cili ka në dorë një celular dhe filmon zhytjet e vajzës.

Pasi qendrojnë disa minuta aty, ndërkohë që nuk ka asnjë person nga stafi i kompleksit përreth që të kujdeset për vizitorët që frekuentojnë pishinën, Enkeleda zhytet në ujë dhe nuk del më.

Pamjet e rënda që shihni tregojnë momentin kur 25-vjeçarja Enkeleda Trungu mbytet në një pishinë në periferi të kryeqytetit.

RonaTyra

Po ashtu, nga pamjet duket edhe se si O.M tenton dy herë të kuptojë se çfarë po ndodh më Enkeledën, e cila është në ujë ndërkohë. I riu nuk ka ndërhyrë vetë, dhe më pas thërret stafin e kompleksit, por askush nuk gjendet aty përreth. Ardhja e tyre vonon disa minuta dhe siç duket nga pamjet nxjerrin vajzën pa ndjenja nga pishina. Pas nxjerrjes nga pishin ata i bëjnë disa pompa në gjoks dhe frymëmarrja artificiale, por duket se ishte tepër vonë për ta ngritur në këmbë.

E reja ndodhet në gjendje të rëndë në spital tashmë, ndërkohë që prokuroria ka proceduar penalisht pronarin e kompleksit “Markata e Peshkut”, Ylli Hidri si edhe djalin që shoqëronte Enkeledën, i quajtur O.M /abc

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu