U kap me 6 emigrantë në makinë, arrestohet i riu në Korçë

0
Gjigandi

Një 21-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm.

Shtetasi me iniciale E.V., akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Mësohet se i riu është kapur me 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve i premtonte kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit.

Njoftimi i policisë:

U kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihet në pranga 1 tjetër shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. V., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Shërbimet e Policisë e kanë kapur këtë shtetas, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Opel”, në drejtim të Tiranës, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu