U gjet i groposur në një fushë në Greqi, identifikohet pas 1 viti shqiptari (Emri)

0
Gjigandi

Kufoma e personit të gjetur të groposur në shtator të vitit 2022 ne Viotia të Greqisë është identifikuar. Pas analizës së ADN-së trupi rezulton te jete i 46-vjeçarit Ilir Rrasa nga Elbasani. Ai ishte arratisur nga burgu i Patres në gusht të vitit 2011 pas lejes 6 ditore. Viktima ishte i dënuar me 15 vjet e 2 muaj burg dhe 30 mijë euro gjobë për trafik droge.

Trupi i tij u gjet i varrosur në një fushë nga punëtorët që po instalonin një tubacion nëntokësor. Në rrobat e tij policët gjetën një kartë identiteti të Autoriteteve Shqiptare, duke konstatuar kështu se ai ishte i arratisuri nga burgjet e Patrës.

Autoritetet policore i morën vëllait të tij në Athinë material biologjik, me të cilin u identifikua viktima. Ende vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve që e varrosën në vendngjarje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu