Arjan Konomi irritohet me Zhaklinën dhe Arbrin: Pseudo opinionistë…

0
Gjigandi

‘Prime’ i kaluar solli debate shumë të ashpra mes opinionistëve dhe ish-konkurrentëve të ‘BBV’. Zhaklina u përplas me Efin e më pas Arbri me këtë të fundit dhe me Ronaldon. I gjithë spektakli i kaluar, u fokusua tek klipi me të cilin u përball Kiara dhe tek debatet në studio. Për sjelljen e opinionistëve, Arian Konomi, i cili ka qënë opinionist i ‘Big Brother’ 15 vite më parë, e ka një koment.

Duke i quajtur ‘pseudo-opinionistë’, Arjani kritikon sjelljen e tyre në ekran, madje ai kërkon të dijë se çfarë kanë arritur ata të dy në karrierë, që ndodhen të ulur në ato pozicione, në një program që ka super audiencë.

“15 vite më parë. Opinionisti zgjidhej në bazë të një përvojë profesionale në media dhe jo rastësisht. Po opinionistët që shohim sot ekraneve televizive nga vijnë? Çfarë kanë bërë në media? Cila është CV e tyre? Çfarë eksperience të mëparshme kanë? Si mund të lihen programe me audiencë rekord në dorën e pseudo-opinionistëve anonimë? Impakti i madh publik kërkon tepër profesionalizëm…sa keq që ndodh e kundërta!!!”, shkruan Arjan Konomi.

Më pas ai e editon tekstin duke vendosur të shkruajë:

“15 vjet më parë !!! Përvoja profesionale në media të bën opinionist! Sa keq u ndjeva me atë çfarë pashë dje!!”

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu