Isida Mollaymeri: Kam ngrirë vezët, 30 vjeç quhesh “plakë”?

0
Gjigandi

Përpara pak kohësh, bënë bujë pretendimet e gjinekologut Shkëlqim Balili, i cili i cilësoi si “plaka” gratë që mbeten shtatzënë në moshën 30-vjeçare. Kjo temë u diskutua mes tij dhe disa të ftuarave në emisionin “Ftesë në 5”, të cilat nuk ishin dakord me këtë përcaktim.

Sipërmarrësja Arba Gramo, tha se ishte ndjerë e ofenduar nga fakti që doktori e lidhte figurën e gruas vetëm me riprodhimin. Mjeku vazhdoi të insistonte se riprodhimi është tregues i një shëndeti të mirë dhe në fund, sugjeroi se më e mira është që shtatzënia të nisë nga mosha 19-vjeçare deri në fillim të të 30-ave.

Në këtë pikë, balerina Isida Mollaymeri u pajtua me doktorin e rrëfeu se dhe vetë i ka ngrirë vezët për të ruajtur performancën e tyre.

“Doktori nuk i referohet me moshën 30 vjeç plakjes në vetvete tek vajzat, por e ka thënë këtë për orën biologjike. Nëse lexon dy-tre gjëra, e kupton që këto të dyja janë shumë larg njëra-tjetrës. Unë jam 35 vjec dhe nëse pyet për profesionin tim si balerinë, unë në këto momente quhem plakë; profesioni im, ashtu si i futbollistëve ka një afat skadence.

Unë kam marrë informacione për orën biologjike dhe kam bërë një ngrirje të vezëve, sepse kam marrë të dhëna, që me kalimin e kohës, këto vezë fillojnë dhe nuk e kanë me performancën e duhur, le të themi”, u shpreh Isida.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu