Neda Balluku e thotë me bindje: “BBV2” e fiton…

0
Gjigandi

Kush do ta fitojë “Big Brother Vip” këtë sezon? Ndonëse kjo pyetje duket se ka marrë përgjigje sa i përket vullnetit të publikut, është akoma herët për ta thënë me siguri.

Pjesa më e madhe e publikut e ka treguar dhe vazhdon e tregon çdo ditë mbështetjen e tij për Luiz Ejllin, duke e cilësuar si fitues, mirëpo përballë tij si pretendente është edhe Olta Gixhari.

Në rrjet, ajo konsiderohet si “e preferuara e produksionit” apo “shoqja e Arbanës”. Ndonëse pjesa më e madhe e publikut beson se Luizi do të triumfojë, duket se gjithmonë kanë  frikën se “produksioni do ia japë fitoren Oltës”.

Kësaj “frike” të publikut i ka dhënë më shumë zë një bisedë e Neda Ballukut, e cila punon po në Top Channel, si opinioniste në “Për’puthen”.

Në një bisedë të publikuar nga një fans i një konkurrenti të këtij emisioni me të cilin Neda pati një debat së fundmi, ajo shprehet e bindur se “BBV” do ta fitojë Olta.

RonaTyra

“Do ta fitojë Olta, rrush. Që ta dish!”-shkruan Neda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu