U bë hit në klasiken ndaj Real Madridit, zbulohet sa pagoi pronari i ri për fanellën e golit të 5…

0
U bë hit në klasiken ndaj Real Madridit, zbulohet sa pagoi pronari i ri për fanellën e golit të 5…
Gjigandi

Ajo që Lionel Messi gjeneron për botën e koleksionistëve është e pallogaritshme. Një shembull i kësaj janë 427.680 eurot e paguara për të blerë fanellën me të cilën shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” shënoi golin e tij të 500-të me Barcelonën.

Atë ndeshje, ylli nga Rosario e hoqi fanellën dhe ua tregoi tifozëve të Real Madridit në “Santiago Bernabeu”. Një mënyrë festimi që ka mbetur në histori. Atë pasdite në Madrid, Barcelona fitoi 3-2 në fund të ndeshjes me një gol të realizuar nga Rosario.

Pronari i ri i kësaj fanelle e ka prezantuar veten në rrjetet sociale si “anishfutbol”. Ka qenë ai, personi që e ka bërë publike blerjen e tij të re dhe shumë të çmuar.

“Bëhet fjalë për koleksionin tim., të cilit i shtohet KJO fanellë që Leo ka veshur në klasiken me Real Madridit, me të cilën shënoi golin e 500-të me Barcelonën, – ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram. – Më e shenjta e gjërave të shenjta”.

Kështu e quajti poseduesi i asaj fanelle të famshme ’10’ azulgrana, që tashmë ka një pronar të ri. Kujtojmë se klasikja e La Liga-s, ku u shpalos kjo fanellë si “targë” për tifozët e bardhë, u luajt më 2017 në “Santiago Bernabeu”. Messi gjeti atë mënyrë unike për të festuar golin e tij në frymën e fundit, që i dha Barcelonës fitoren.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu