Boga, në listë të një skuadre të madhe

0
Gjigandi

Është edhe Milani në listën e skuadrave pretendente që duan të firmosin me sulmuesin anësor të Sassuolos Jeremie Boga.

Ky i fundit është një zbulim i skuadrës nga Reggio Emilia. I dalë nga akademia e Chelsea-t, Boga ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e Sassuolos.

Blutë e Londrës kanë një opsion për riblerjen e tij mbi bazën e 16 milionë eurove, por Chelsea nuk është prirur ta rikthejë në Stamford Bridge lojtarin duke paguar klauzolën.

Përveç Milanit për Boga interesohen edhe Napoli e Atalanta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu