U arrestua për llogari të drejtësisë italiane, Gjykata lë në burg Ilir Pajën, me qëllim ekstradimi

0
Gjigandi

Gjykata ka lënë sot në burg Ilir Pajën, me qëllim ekstradimin në Itali. Mësohet se mbrojtja ka pretenduar se ai e ka përfunduar dënimin pasi është bërë bashkimi i dënimeve dhe në 2011, ish-krimet e rënda e kanë dënuar për krimet në Itali me 17 vite e tre muaj burg.

Kujtojmë se Paja u arrestua dy ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane. Ndalimi i tij është u bë mbrëmjen e 3 nëntorit në zonën e Laprakës në kryeqytet me qëllim ekstradimin në Itali ku është i dënuar me 25 vite burg.

Ai njihet me nofkën “UFO” nga drejtësia italianë, pasi është arratisur 2 herë nga burgu.
Në 2017 është liruar me kusht nga gjykata e Krujës pasi vuante një dënim për plagosje të punonjësit të policisë në vitin 2008, Bledi Haxhimali, gjatë një operacioni në Tiranë për arrestimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu