Twitter kufizon llogarinë e presidentit Vladimir Putin dhe 300 të tjera që lidhen me propagandën …

0
Twitter kufizon llogarinë e presidentit Vladimir Putin dhe 300 të tjera që lidhen me propagandën …
Gjigandi

Twitter njofton se ka kufizuar përmbajtjen e më shumë se 300 llogarive zyrtare të Kremlinit, përfshirë atë të presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas rrjetit social, përmbajtjet e llogarive nuk do të shfaqen apo rekomandohen në faqen e Twitterit.

Kompania tha se do të ndërmarrë veprime kundër çdo vendi që “kufizon qasjen në internet”.

Aktualisht Putini ka dy llogari zyrtare në Twitter – një në rusisht dhe një në anglisht – që kanë në total mbi 5 milionë ndjekës.

Si pjesë e aksionit, përmbajtja në më shumë se 300 llogari zyrtare të Kremlinit nuk do të “rekomandohet”, kjo do të thotë se algoritmi nuk do t’i promovojë përmbajtjet e këtyre llogarive.

RonaTyra

Llogaritë janë kritikuar për përhapjen e dezinformatave dhe propagandës gjatë agresionit ushtarak rus në Ukrainë, por ndryshe nga postimet në Twitter nga mediat e lidhura me shtetin rus, ato nuk kanë qenë më parë subjekt i një moderimi specifik nga rrjeti social.

Më 10 mars, ambasada ruse në llogarinë zyrtare të Britanisë së Madhe pretendoi se bombardimi i një spitali në qytetin ukrainas të Mariupol ishte falsifikuar. Twitter më vonë e kishte larguar postimin me pretendimin se lajmi është i rremë.

Twitter thotë se po zbaton rregullat për çdo vend që kufizon qasjen në shërbimet online, mirëpo këto vendimet fillimisht prekin vetëm llogaritë e Qeverisë së Federatës së Rusisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu