Mesfushori problematik, Arda Turan, ka folur në lidhje me me kalimin e tij te skuadra e Barcelonës. Ai ka deklaruar se nuk e dinte se do të shkonte në Camp Nou, madje ishte i sigurt se do t’i bashkohej Bayern Munchenit në Gjermani.
“Nuk jam aspak i mërzitur që u largova nga Barcelona. Do të isha i mërzitur nëse do të dështoja, por Ernesto Valverde nuk më dha asnjë minutë për të treguar vlerat e mia.
“Të them të drejtën nuk e dija se po shkoja te Barcelona. Mendoja se do të kaloja te Bayern Munchenit, por një ditë menaxherit tim i ranë letrat e negociatave nga xhepi dhe pashë logon e Barçës. Nuk po u besoja syve, pasi e mora vesh 15 ditë më vonë.
“Më herët më kishte dështuar dhe kalimi te Manchester United”, – tha mesfushori. 33-vjeçari nuk ka gjetur veten që pas largimit nga Atletico Madridi. Ai u konsiderua se dështim te Barca, ndërsa aventura në Turqi me Instanbul Basaksehirin mbahet mend më shumë për sherret jashtëfushe.