Tuna publikon imazhe atraktive nga shkretëtirat e Dubait

0
Tuna publikon imazhe atraktive nga shkretëtirat e Dubait
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo ka zgjedhur destinacionin luksoz Dubai, për të kaluar disa ditë të mira larg aktiviteteve të përditshme.

Tuna, e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

RonaTyra

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Bileta” ndau me ndjekësit e saj disa imazhe të tjera nga shkretëtira e Dubait, të cilin e ka vizituar të dielën.

Ajo duket mjaft atraktive teksa vë në pah linjat e theksuara të trupit, të cilat janë rezultat i përkushtimit të saj në palestër.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Tuna përndryshe së fundmi ka qenë krye temë e mediave rozë, që kur u raportua se ajo dhe ish-partneri i saj Patris Berisha janë ribashkuar sërish.

Çifti të cilët janë prindër të dy djemve: Tianit dhe Zenit, i kanë dhënë edhe nga një shans njëri-tjetrit, gjersa thuhet se janë duke jetuar së bashku në Shkup.

/abc24.al/

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu