Trey Songz akuzohet sërish për sulm seksual

0
Trey Songz akuzohet sërish për sulm seksual
Gjigandi

Këngëtari dhe aktori i popullarizuar amerikan, Trey Songz, është akuzuar sërish për sulm seksual.

Krijuesi i hitit “Gotta Make It” u akuzua nga një grua se ka ekspozuar me forcë gjoksin e saj në bikini, moment ky i cili është kapur në një video.

Avokatët e gruas që akuzon Treyn, me emrin Megan Johnson, po i drejtohen atij për sulm seksual gjatë një feste në gusht të vitit 2013 brenda zonës VIP, sipas letrës së kërkesës dërguar Songzit këtë të enjte dhe të marrë nga TMZ.

Trey Songz has a new accuser and this one says she has video proof of him exposing her breast in public, she wants him to pay up, north of $5million

🔗: https://t.co/Lo4V0AsAZu pic.twitter.com/ODFGbnxtGx

RonaTyra

– Glock Topickz (@Glock_Topickz) April 21, 2022

Sulmi seksual i Trey Songz ndodhi në Connecticut

Sulmi ndodhi në një ngjarje të quajtur “Foxwoods Liquid Sundays with Trey Songz” në Foxwoods Resort Casino në Mashantucket, Connecticut, dhe një video e postuar nga TMZ tregon se si këngëtari qëndronte pas Johnson.

Avokatët gjithashtu raportuan se gruaja, edhe pse në video duket se po qesh pas veprimit të këngëtarit, është turpëruar nga incidenti dhe po kërkon dëmshpërblim për shqetësime emocionale dhe vetëlëndim, edhe pse ajo do ta heqë çështjen nëse Trey do t’ia dhurojë pesë milionë dollarë (mbi katër milionë euro).

Problemet e tjera ligjore të Trey Songz

Problemet ligjore të Songz nuk janë të reja, duke qenë se u lirua në fillim të këtij muaji nga një rast sulmi seksual në Las Vegas.

Ai u akuzua gjithashtu për përdhunimin e një gruaje gjatë një feste në vitin 2016, duke marrë një padi prej 20 milionë dollarësh dhe një grua tjetër e akuzoi për sulm seksual në Miami në vitin 2017.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu