Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, gjatë këtyre ditëve ka qenë paksa më shumë në qendër të vëmendjes.
Kjo për shkak të një feste të ‘shfrenuar’ që organizoi për ditëlindjen e 36-të me familjarët e miqtë.
Duket se edhe pas ditëlindjes, dhuratat kanë vazhduar për artisten që prej vitesh ka thyer tabutë e ka bërë bujë në shoëbizin shqiptar.
Fjolla Morina (Foto: Instagram)
Ajo së fundmi është shfaqur e ulur në pjesën e pasme të makinës ku shfaqet me trëndafila të shumta e balona në formë zemre të kuqe.
Në një kostum të bardhë të shkurtër, autorja e këngës “Trileqe” duket në formë të mrekullueshme.
Përkundër aludimeve të shumta në rrjet, ajo besohet se këtë kohë është beqare.
Ajo vetëm pak muaj më parë i ka dhënë fund lidhjes me biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla.
/abc24.al/