“Tregtarët abuzojnë me çmimet”, qytetarët: Qeveria të ndërhyjë, s’po dimë nga të ia mbajmë

0
“Tregtarët abuzojnë me çmimet”, qytetarët: Qeveria të ndërhyjë, s’po dimë nga të ia mbajmë
Gjigandi

Rritja e çmimeve vijon në të gjithë sektorët e tregut në Shqipëri ndërkohë që qytetarët thonë se shitësit po abuzojnë me situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë. Sipas tyre krahas rritjes reale të çmimeve nga vendet ku prodhohen artikujt e shportës, në vendin tonë abuzimi po shtohet si pasojë e mungesës së kontrollit nga institucionet.

Situata e rritjes së çmimeve vijon të jetë e njëjtë në të gjitha pikat e shitjes së fruta-perimeve këtu në kryeqytet. Për këtë, qytetarët shprehen se qeveria duhet të marrë patjetër masa duke qenë se e kanë të pamundur të përballojnë situatën.

“Nuk duhet të ishin kaq çmimet. Qeveria duhet të marrë masa për rritjen e çmimeve.”

“S’po dimë nga të ia mbajmë.”

Qytetarë të tjerë shprehen se pavarësisht rritjes reale të çmimeve për shkak të luftës, kjo situatë po përdorët nga tregtarët për të abuzuar pasi nuk ka asnjë kontroll ndaj tyre.

RonaTyra

“Tregtarët po abuzojnë.”

“Ne nuk i dimë po s’dolën letrat në televizior se sa i marrin ushqimet, qeveria duhet të vendosë dorë.”

Rritjen e kostos së jetesës e ndjejnë më shumë pensionistët të cilit shprehen se janë të detyruar të blejnë më pak.

“Me sakrifica ça të bëjmë. Blej më pak. Kam për të blerë 3 vaj, blej 2 se s’më dalin lekët.”

“Dal me 50 nga shtëpia kthehem me zero leke e ç’kam blerë? asgjë”

Nga ana tjetër shqetësim ngrenë edhe tregtarët të cilët shprehen se është ulur edhe numri i blerësve.

Për shkak të rritjes së çmimeve shoqëria civile dhe qytetarët kanë thirrur edhe protestën e radhës ditën e martë në orën 17:00 përballë kryeministrisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu