Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, ka folur në lidhje me rifillimin e La Ligas. Ai mendon se do të jetë më e vështirë për ta të luajnë pa tifozë, pasi ka tjetër emocione ndeshje kur luhet në prani të lojtarit të 12-të.
“Tani ne nuk jemi në pozitionin që ne duhet të ishim. Të gjitha skuadrat janë njësoj sepse kemi ndaluar për një kohë të gjatë… Çdo ndeshje do të jetë si finale. Çdo 3 pikësh do të jetë shumë e rëndësishme për të arritur Champions Leaguen.
“Ky sezon është i çuditshëm. Askush nuk e priste që COVID-19 do të ndikonte kaq shumë dhe në futboll. Një muaj më parë ne ishim në dyshime nëse do të luanim apo jo. Ne jemi të lumtur që do të mbyllim kampionatin.
“Do të donim ta mbyllnim në mënyrën më të mirë. Shpresojmë që të jetë mjaftueshëm që ta mbyllim sezonin në një pozicion të mirë. Shpresoj që ta mbyllim duke fituar Champions Leaguen. Do të ishte më e lehtë të luanim me tifozë, pasi i kemi si futbollist të 12-të”, – tha Oblak.