Tre raunde dështuan, Balla: Nuk do ta lëmë vendin pa president, jemi të gatshëm të…

0
Gjigandi

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulan Balla ka folur sot në një deklaratë për mediat në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentitl.

Balla tha se vendi nuk do të ngelet pa president, ndonëse tre raunde kanë dështuar. Ndër të tjera ai shtoi se PS është e gatshme për t’u ulur me emra konkretë me opozitën.

“Siç e patë, ne iqëndruam angazhimit tonë për të pritur një emër konkret nga opozita, pa bërë asnjë propozim deri në raundin e tretë. Me shpresën që opozita të merrte përgjegjësinë e pjesëmarrjes në proces. Nga ky moment, ne nuk do ta lëmë vendin pa president, por duke ndjekur parimet e procesit. Most ë harrojmë që në raundin e katërt dhe të pestë kushtetuta kaq përcaktuar një mekanizëm zhbllokues. Ne kemi pasur gatishmërinë për t’u ulur me emra konkretë me opozitën, ju jeni dëshmitarë. Nëse opozita ka dëshiaruar prej fillimi një president për ta zgjedhur vetë, besoj se kjo nuk i bën mirë askujt”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu