Në Kosovë aktualisht janë tre mijë e 883 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të kaluara, një person ka humbur betejën me këtë virus, ndërkaq janë shënuar edhe 101 raste të reja.
janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i të shëruarve ka arritur në 218 mijë e 265.
Në 24 orët e kaluara janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.516 doza të vaksinës.
Deri më sot 813 mijë e 185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 96 mijë e 11 me doza përforcuese.