Parashikimi i motit për nesër

0
Parashikimi i motit për nesër
Gjigandi

Instituti Hidrometerologjik bën të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta të cilat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të izoluar shiu, kjo situatë e krijuar barike mund të sjell edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona, kryesisht përreth zonave të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu